Presidenti Ilir Meta reagon pas vdekjes së ish-kryebashkiakut të Përmetit, Dhimitër Nasi, si pasojë e Covid-19.

Meta në një reagim në rrjetet sociale, u shpreh ngushëllime familjarëvë të të ndjerit.

 “Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak”, shkruan Meta ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri! Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!

Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shembuj si i Dhimitrit!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo! U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *