Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, ku disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë dhe kërkuan strehim politik për t’u larguar nga Shqipëria.

 

Në një postim në facebook, Meta shkruan se “liria ndërtohet mbi guximin”. Ndër të tjera, Meta thekson se “koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”

 

“LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN!
Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.
Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.
Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë!
Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani”, shkruan Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *