Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet për të disatën herë në ligjin për vetingun në polici sipas të cilave, ky proces pezullohej pa afat.

 

Në argumentin shoqërues, kreu i shtetit shprehet se ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve të tilla me kaq rëndësi ose tregojnë për gabime në hartimin e tij, ose për një qëllim politik.

 

“Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar apo pezullimi pa afat krijon terren që të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor apo shantazhues për gjithë strukturën policore. Veçanërisht në një kohë kur kemi hyrë në fazën e fushatës zgjedhore”, thuhet ne argimentin e presidentit Meta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *