Presidenti Ilir Meta nuk i kurseu sulmet ndaj mazhorancës as këtë të mërkurë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta akuzoi se kanë nisur presionet për të siguruar votat për zgjedhjet parlamentare. Sipas presidentit, kjo krizë politike bëhet edhe më e rrezikshme në kushtet kur regresi ekonomik nuk ndalet.

 

“Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm. Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët.”

 

Kreu i shtetit i bëri komentet e tij duke ju referuar një interviste të dhënë për mediat ga eksperti i ekonomisë, Arben Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *