Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e së mërkurës është takuar me ekipin e profesionistëve të Izraelit ku i ka falenderuar për punën e bërë në Durrës për personat e prekur nga tërmeti.

 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shetit ka falenderuar ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *