Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dënon ashpër sulmin e bërë ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, të cilit iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës së tij.

Në një deklaratë publike BE thekson se siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në njoftiminin e BE-së në Facebook

.

Gjyqtari Tonin Sterkaj do të jetë në mbrojtje për 6 muaj, pasi iu vendos tritol në banesë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, rreth orës 03:00. Autori i maskuar me kapuç vendosi tritolin në derën e banesës dhe më pas u largua.

Si pasojë e ngjarjes pati vetëm dëme material, teksa identifikimi i autorit është bërë i vëhstirë, pasi fytyra e tij nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës së gjyqtarit.

Për rastin ka reaguar edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Union ii Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *