Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, në një intervistë për Vizion Plus “zbërthen” mesazhin e vizitës së presidentit francez në Tiranë dhe domethënien për marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Ku qëndron vizita e presidentin të Francës, Emannuel Macron, në Shqipëri?

 

“Kjo është një vizitë historike, vizitë e shumëpritur sigurisht, por historike në marrëdhënien midis Shqipërisë dhe Francës, E para në historinë e shtetit të ri shqiptar nga ana i një kreu të shtetit francez. Këtë e tha disa herë, e nënvizoi dhe vetë presidenti Macron në deklarata publike, përshembull gjtaë konferencës së shtypit me kryeministrin Rama, por edhe në takime pune, me presidentin Begaj, kryeministrin Rama. Në fakt kjo vizitë e presidentit Macron nuk ishte krejt e papritur, ishte si të thuash kulminacioni i një marrëdhënie të qëndrueshme dhe në ngritje e viteve të fundit, në atë ekonomike, politike, kulturore dhe do të thoja dhe marrëdhënie njerëzore pse jo edhe miqësie midis dy drejtuesve të dy vendeve tona, e cila pati mëpërpara një bazë një kuadër politik, këtu kam parasysh nënshkrimin në vitin 2017 nga kryeministrin Rama me kryeministrin francez të kohës, të një partneriteti strategjik, një dokument shumë i rëndësishëm. Shqipëria ka një numër relativisht te vogël partneriteti strategjik me vendet e tjera dhe Franca është një nga ato. Kjo vizitë hap një kapitull të ri në marrëdhënien tonë, midis Shqipërisë dhe Francës. Një marrëdhënie mjaft e rëndësishme, provë përtej fjalëve që u thanë, që sinqerisht më besoni, nuk janë thjesht fjalë kortezie, por janë fjalë të ndjera nga të dyja palët”, tha ai duke nënvizuar se kjo marrëdhënie u konkretizua me prova konkrete.

 

Mes shqiptarëve ekziston një lloj ideje që Franca në vetevete ka më shumë përzemër në Ballkan Serbinë dhe popullin serb sesa ne. Kjo vizitë a e rrëzon këtë lloj miti?

 

“Kjo është çështje perceptimi, sigurisht ka edhe elementë realiteti, por do ta vija në një plan më të gjërë. Mendoj se marrëdhëniet tona me Francën apo marrëdhëniet e Serbisë me Francën, nuk duhen parë detyrimisht apo ekskluzivisht si pasqyrim i marrëdhënies së Francës me Serbinë. Mendoj se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës apo Serbisë dhe Francës kanë historikun e tyre, zhvillimet e tyre, ulje ngritjet e tyre. Mendoj se nuk duhet të kompleksohemi për marrëdhëniet e mira që Franca mund të ketë pasur me Serbinë, apo me ish-Jugosllavinë gjatë luftës së parë Botërore e më vonë”, tha ai duke nënvizuar se e njëjta gjë nuk duhet të ndodhë as me popullin serb.

 

Zakonisht marrëdhëniet politike janë shumë më të mira se ato ekonomike, Franca nuk është shumë prezente ekonomikisht referuar edhe marrëdhënieve politike.

 

“Është pjesërisht e vërtetë. Sot marrëdhënia është e shkëlqyer, është marrëdhënie besimi të thellë e reciprok, është marrëdhënie miqësie”, tha ai duke nënvizuar se kjo është konkretizuar nga marrëveshjet e nënshkruara dhe mbështetja e Francës në integrimit të Shqipërisë në BE. “Në fushën e bashkëpunimit për zhvillim nëpërmjet marrëveshjes që nënshkruam sot përmes Agjencisë Shqiptare për Programimin Strategjik dhe Ndihmat e Huaja me një shumë prej mbi 600 mln euro mbështetje për 4 vitet e ardhshme dhe kjo është si një vazhdim i një mbeshtetje të mëparshme prej mbi 200 mln euro”, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *