Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin për të...

Trump thotë se Irani është “shumë më serioz” në...

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të plagosur

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet me raketa...

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin...

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat e Ramës,...

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më...

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më...

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Meloni: Dorëzimi i Ukrainës nuk mund të sjellë paqe të vërtetë

21 Shkurt 20:19

Çdo paqe që nënkupton dorëzimin e Ukrainës ndaj forcave pushtuese ruse “nuk mund të jetë paqe e vërtetë”. Kështu deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës në Kiev më 21 shkurt.

 

Duke folur përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Meloni tha se mposhtja e Ukrainës po ashtu do të rrezikonte pushtimin e shteteve të tjera evropiane.

 

Ajo u zotua se Italia do të vazhdojë të mbështesë ushtarakisht Kievin.

 

Meloni shtoi se Italia synon të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës. Kjo konferencë, sipas saj, pritet të organizohet në prill.

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, më herët gjatë ditës u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.

 

Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

 

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

 

Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t’i luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Meloni, cila drejton partinë e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën.

 

Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Itali meloni Ukraine Zelensky

Nga e njëjta kategori

Trump thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime

më shumë...

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të plagosur

më shumë...

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet me raketa bazat e rebelëve

më shumë...

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin e administratës dhe funksionimin e institucioneve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

3:30

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet...

2:44

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në...

2:26

E mori peng pasi i vrau prindërit,...

2:10

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat...

1:54

Maratona e bebeve në Pogradec, aktiviteti u...

1:30

Kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga...

1:20

Me mbi 200 km/orë, Lamallari paralajmëron masa...

1:16

Fluks i lartë në pikat kufitare, mbi...

12:12

Mbanin pistoletë, municion dhe kokainë në lokal,...

12:07

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe:...

11:28

Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në...

11:16

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili përfshihet...

11:05

Lushnjë/ Plagos me thikë kushëririn pas konfliktit,...

10:57

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në...

10:23

Tentoi të shiste makinat e klientëve, arrestohet...

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.