Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Ndroq. Dy fëmijë janë mbytur në rezervuar, ndërsa bëhet me dije se ka shpëtuar fëmija i tretë.

 

Nga të dhënat e para bëhet me dije se fëmijët ishin futur në rezervuar për t’u freskuar pa praninë e prindërve.

 

Trupat e pajetë të dy fëmijëve dhe të mbijetuarit janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 

“Më datë 25.06.2017 rreth orës 12:20 tek numri i emergjencave 112 ka ardhur një njoftim se tek ura në fshatin Mënik në lumin Erzen duke u larë janë mbytur dy fëmijë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, A.B., 11 vjeç dhe S.B, 10 vjeç.  Po punohet për sqarimin e rrethanave”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *