15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer që ishin planifikuar të mbërrinin sot në Shqipëri, do të vijnë ditën e martë.

Ministria e Shëndetësisë informon se sapo ka marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *