Subscribe

Zgjerimi i Bashkimit Europian do të jetë një ndër prioritetet e presidencës bullgare të Bashkimit Europian, në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë e ka bërë të qartë qëndrimin e vendit të saj gjatë takimit me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Por, ajo vuri theksin tek zbatimi dhe efektet e reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

 

“Deri në fund të vitit lufta kundër korrupsionit duhet të jetë efikase dhe me Presidencën bullgare të hapin negociatat. Ligji për Vettingun që keni miratuar ka nisur të japë efektet e tij, pasi ka gjykatës prokurorë që kanë dhënë dorëheqjen. Kur sistemi gjyqësor nuk punon mirë nuk ka as rritje ekonomike. Siguroj që në kohën e presidencës sonë do të mbështesim qeverinë shqiptare dhe jemi gati t’ju ndihmojmë të tregojmë përvojat tona, në mënyrë që të mos bëni gabimet që kemi bërë ne. Por kjo varet nga përpjekjet e Shqipërisë, por jam e sigurt se do përparoni.”

 

Shefi i diplomacisë shqiptare, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.Më herët, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme bullgare është takuar me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

 

Gjatë takimit theksi u vu tek rëndësia e reformës në drejtësi dhe zbatimi i saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Po ashtu, u nda bindja për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *