Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masen e sigurise per ish-kreun e OST, Klodian Gradeci.

Nga arrest me burg, Gradecit i është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Ai u akuzua se bashku me zyrtare te tjere te AKBN se i kishin shkaktuar 1.5  milionë dollare dem buxhetit te shtetit.

Ish-drejtori i OST u arrestua disa jave me pare ne aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Turqia.

Gradeci pretendon se u vetedorezua dhe se ne Turqi kishte shkuar per kurim, pasi kishte probleme shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *