Italia vijon të jetë vendi më i goditur nga koronavirusi, me numrin më të lartë të viktimave. Më shumë se 13 mijë njerëz kanë humbur betejën me sëmundjen dhe 110 mijë të tjerë janë të prekur.

 

Në këto kushte, kryeministri italian Giuseppe Conte Conte nënshkroi dekretin për shtrirjen e masave kufizuese deri më 13 prill në përpjekje për të frenuar pandeminë.

 

GIUSEPPE CONTE

KRYEMINISTER I ITALISE
“Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, të gjitha përpjekjet tona do të ishin të kota. Ne do të hyjmë në fazën e 2-të vetëm kur ekspertët të thonë kështu, dhe vetëm duke filluar nga disa sektorë. Faza e dytë do të na sigurojë një dalje në mënyrë graduale nga masat shtrënguese për  të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit.”

 

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen, i ka kërkuar falje Italisë në lidhje me situatën dramatike që po kalon vendi. Komisioni Evropian njoftoi edhe një nismë të re ekonomike: një fond prej 100 miliardë euro për vendet më të goditura, duke filluar nga Italia me qëllim kompensimin e pasojave ekonomike.

 

Edhe Spanja ka raportuar më shumë se 100 mijë të prekur ndërsa numri i viktimave është rritur ditë pas dite. Por duket se pas kolapsit me spitalet, Spanja po përballet me një krize në ekonomi, pasi numri i të papunëve i ka kaluar 3.5 milionë.

Britania e Madhe ndërkohë po synon testimin e më shumë se 100 mijë personave në ditë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

 

Edhe qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord zgjatjen e kufizimeve ekzistuese të distancimit social deri më 19 prill. Kancelarja Angela Merkel tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve, se qytetarët duhet të heqin dorë nga udhëtimet dhe vizitat tek të afërmit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *