Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen...

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush janë emrat...

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë kanë mbaruar

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një pallat 10-katësh...

Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur garë armësh!

20 Mars 10:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që nxiti reagime në Serbi.

“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiç për gazetarë në Bruksel më 19 mars.

Duke folur pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiç theksoi se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe se është “i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë”.

Ai tha se këtë çështje e ngriti në takim me shefin e aleancës veriatlantike, por nuk tregoi çfarë ka thënë Rutte në lidhje me të.

“Është detyra jonë t’ua themi zotit Rutte, njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se me Rutten ka biseduar dhe situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë.

Deklarata e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës kërkon forcimin e bashkëpunimit trepalësh dhe rëndësinë e reagimit të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Deklarata përfshin, siç raporton Radio Televizioni Kroat, promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride, si dhe mbështetjen e plotë për integrimin euro-atlantik.

Deklarata lë të hapur mundësinë për vende të tjera për t’iu bashkuar asaj.

Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës sepse e konsideron shtetin pjesë të saj, megjithëse dialogon me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në një proces që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Më 2023, palët arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e cila, veç tjerash, i kërkon Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Tensionet mes dy shteteve kanë qenë të larta viteve të fundit, dhe Kosova e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa një sërë sulmesh në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur u vra një polic, si dhe për një shpërthim në një kanal jetik të ujit në veriun e Kosovës nëntorin e vitit 2024./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
marreveshja me kosoven Shqipëria dhe Kroacia Vucic

Nga e njëjta kategori

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50 të plagosur

më shumë...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

më shumë...

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

më shumë...

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:42

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë...

8:26

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke...

8:21

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

6:37

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet...

6:36

Trump bën udhëtimin e parë me “Air...

6:30

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen...

6:12

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria...

6:02

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të...

5:57

I përfshirë në rrjetin e trafikut të...

5:45

Kushtetuesja, vendim pro Veliajt! Rrëzoi Gjykatën e...

5:44

Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj...

5:24

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

5:21

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajz...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.