Subscribe

Devolli mirëpriti mbrëmjen e të hënës artistët e maratonës “Këngë Moj” dhe stafin e Vizion Plus.

 

Për më shumë se dy orë, publiku i qytetit të Bilishtit përjetoi atmosferën e tingujve të muzikës popullore tradicionale dhe asaj të lehtë.

 

Maratona u organizua  nën kujdesin e kryebashkiakut Eduard Duro ne qendër të qytetit, ndërsa publiku nuk rreshti së duartrokituri.

 

Në skenë u ngjiten për të performuar emrat më të njohur të muzikës.

 

Maratona “Këngë moj” vijon rrugëtimin në qytete të tjera të vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *