Subscribe

Si asnjëherë më parë mijëra qytetarë mirëpritën në Lushnje maratonën “Këngë Moj”.

 

Mbrëmja e të martës bëri bashkë në  “Sheshin e Qytetarëve” emrat më në zë të skenës, të cilët interpretuan përreth dy orë muzikën më të mirë popullore dhe qytetare të të gjitha trevave nga veriu në jug.

 

 

Ky produksion i “Vizion Plus” u organizua nën kujdesin e bashkisë së Lushnjës dhe kryetares së bashkisë Eriselda Sefa.

 

Ritmet e njohura dhhttps://www.youtube.com/watch?v=LsJEiNIY6IUe hitet e reja e shtuan edhe më shumë interesimin i jashtëzakonshëm të qytetarëve lushnjarë, por edhe turistëve që iu bashkuan atmosferës së krijuar.

 

Për publikun organizime të tilla janë të domosdoshme në këto kohë për promovimin e turizmit dhe si një projekt që gjallëron jetën artistike të çdo qyteti ku shkel.

 

Ndalesa e radhës së maratonës “Këngë moj” është qyteti i Librazhdit, në datë 10 gusht.

 

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e Maratonës në Lushnje, do të kenë mundësinë ta ndjekin të dielën në mbrëmje në orën 21.00 në ekranin e “Vizion Plus”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *