Parlamenti maqedonas do të debatojë më 15 tetor rreth amandamenteve kushtetuese të propozuara lidhur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, gjë që do të vendoste raportet e shumë dekadave me Greqinë.

Në qershor të këtij viti, qeveritë e të dy vendeve arriten nje marreveshje në bazë të së cilës, Athina u pajtua për tërheqjen e pengimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian, në këmbim të ndryshimit të emrit në “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Më 30 shtator, maqedonasit dolën në referendumin që do të përcaktonte orientimin e Maqedonisë, i cili deshtoi si rezultat i mokalimit te pragut prej 50 për qind.

Përkundër kësaj, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u betua se do të vazhdojë të shtyjë këtë proces përpara me ane te amendamenteve kushtetuese sic kërkohet në marrëveshjen me Greqinë.

Ende është e paqartë nëse koalicioni social-demokrat, që përfaqësohet edhe nga shqiptarët, do të ketë shumicën apo dy të tretat në Parlament, për të kaluar ndryshimet e propozuara.

Zevit do ti duhet edhe mbeshtetja e dhjetëra deputetëve nga VMRO-DPMNE, partitë opozitare që kanë bërë fushatë kundër ndryshimit të emrit.

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, më 14 shtator, në një intervistë për një agjenci maqedonase, ka ritheksuar mbështetjen e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, duke shtuar se kjo ka qenë një “mundësi unike për pajtim në Ballkanin Perëndimor, gjë që mund të mos ndodhë më”.

Zaev, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve në Maqedoni, 22 muaj më parë, deklaroi se zgjidhja e vetme, nëse ndryshimi i amandamenteve kushtetuese dështon në Parlament jane zgjedhjet e parakohshme.

Greqia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për vite me radhë ka theksuar se emri i Maqedonisë nënkupton territorin e pretenduar, që sipas tyre është provincë jugore veriore e Greqisë me emrin e njejtë./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *