Ndersa debati polik është fokusuar tek dërgimi ne gjykate kushtetuese te mandatit te dy deputeteve socialiste; opozita i është drejtuar tashme kësaj gjykate per nje tjeter mandat: ate te anëtarit te Gjykatës se Larte Ardian Dvorani. Juristet demokrate arsyetojnë se ndryshimet ne ligjin per Gjykatën e Larte te miratuara ne 2013 i japin te drejte Dvoranit te qëndroje ne kete detyre deri ne emërimin e pasardhësit, ne ketë rast 2 vite pertej mandatit, edhe pse kushtetuta nuk ia njeh kete te drejte. Per kete arsye opozita kerkon shpalljen antikushtetues te nenit 5 paragrafit 3 te ketij ligji. Opozita e cilëson situatën e krijuar ne Gjykatën e Larte anti-kushtetuese dhe absurde dhe per me teper hedh dyshime se maxhoranca qëllimisht i ka rrezuar presidentit te republikës kandidaturat per Gjykatën e Larte vetem qe ti zgjasë mandatin Dvoranit.
Ne kemi të gjitha dyshimet e arsyeshme të bazuara në veprimtarinë parlamentare të Kuvendit, se refuzimi që ky organ i ka bërë 7 Dekreteve të Presidentit të Republikës, kanë si qëllim të vetëm zgjatjen antikushtetuese të mandatit të këtij anëtari të Gjykatës së Lartë.
Aktualisht ne gjykatën e Larte janë 3 vende vakante, nje i krijuar per shkak te mbarimit te mandatit te ardian Dvoranit dhe qe prej vitit 2013 kuvendi i ka rrezuar presidentit te republikes 7 kandidatura. Nga ana e tij vete kreu i shtetit ka me shume se nje vit qe nuk sjell asnje kandidat per këto poste ne parlament .





