Vendimi i fundit për mbylljen e spitalit të Laçit tregon se tërmeti i 26 nëntorit ka krijuar mjaft probleme edhe në shëndetësi. Rreth një mijë persona të plagosur morën ndihmë mjekësore në dy javët e kaluara, ndërkohë që shumë ekipe ndodhen ende në gadishmëri për të asistuar të zhvendosurit.

 

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus, në një intervistë me gazetarin Roland Zili, është shprehur se është hartuar një plan masash që asnjë qytetar i zhvendosur të mos ngelë jashtë vëmendjes dhe të marrë ndihmën e duhur mjeksore.

 

Manastirliu nga Vizion Plus është shprehur se spitali i Laçi është i vetmi objekt spitalor që deri më tani është bërë pjesë e rindërtimit, por ajo ka theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi shërbimi i urgjencës do të merret në qëndrat e improvizuara, ndërsa pacientët e shtruar do të transferohen në spitalin e Lezhës.

 

Më poshtë intervista e plotë e ministres së Shëndetsisë të dhënë për Vizion Plus:

 

Ekspertët i kanë vënë shiritin e bllokimit spitalit të Laçit; si ështëzgjidhur problemi për të sëmurët që ndodheshin aty ose ata që do të kejnë nevojë për ndihmë mjekesore në kurbin?

Për fat të keq tërmeti nuk ka kursyer disa objekte spitalore dhe qëndra shëndetsore dhe sipas akteve të konstatimit të kryera nga ekspertët vendas dhe të huaj rezultojnë me dëmtime serioze ose të lehta. Me dëmtime serioze që mund të rehabilitohen edhe në kuadër të programeve që ne kemi dhe atij të rindërtimit dhe gjithashtu të bëhen projekte që të jenë rrënjësore për spitale të ndryshme siç është spitali i Laçit, por ka edhe disa objekte të tjera që janë qëndra shëndetsore që me disa rikonstrukturime të lehta mund të rikthehen në normalitet. Për tu rikthyer tek Spitali i Laçit ne menjëherë pas aktit të konstatimit nga ekspertët kemi bërë të gjithë evadimin e spitalit. Ne nuk po mbyllim spitalin, por po transferojmë shërbimet në mënyrë të përkohshme në spitalin e Lezhës, ku do të kryhen shërbimet bazë të një spitali, ndërsa shërbimi i urgjencës do të qëndrojë aktualisht kemi hapur çadrat e shërbimit spitalor, për urgjencën por që sigurisht do të vijojmë me spitalet e hapura që siç quhen kontenitorët ndryshe që mund të shërbejnë për një periudhë të kufizuar. Ndërsa spitali i Laçit godina kryesore ka dalë e dëmtuar në strukture dhe dy tre objekte të tjera brenda spitalit do të vijojnë punën e tyre. Siç është poliklinika apo qëndra e imazherisë ku do të vijojë shërbimi, urgjenca do të jepet pranë strukturave të përkohshme që ne kemi ngritur. Shërbimi për pacientët  e shtruar do të transferohen në spitalin e Lezhës.

 

A ka spitale të tjera të dëmtuara nga tërmeti?

Ne kemi një evidencë paraprake, pasi ne duam që të krijojmë kushte sa më të sigurta për pacientët dhe ekipet mjeksore, spitali i Durrësit është dëmtuar por fatmirësisht jo në strukturë dhe menjëherë është bërë rikonstruktimi dhe vijon puna normalisht në urgjencën, dhe në dy shërbimet e kardiologjisë në QSUT, tek gjashtëkatërshi ku kanë pësuar dëmtime jo strukturore, ku jemi duke punuar për ti kthyer në normalitet. E rëndësishme tashmë është që të evidentojmë ato objekte që kanë dëmtime strukturore siç është spitali i Laçit dhe plani është për ti spostuar në spitale të tjera, por sigurisht duke ngritur struktura të përkohshme të ofrimit të shërbimit duke garatua 100 % se nuk do të ketë asnjë mungesë shërbimi tek qytetarët, duke shtuar autoambulancat për transferimin e tyre dhe personelin mjeksor, dhe sigurisht tek strukturat e qendrave shëndetsore të cilat kemi patur dëmtime jo shumë të mëdha por aty ku kemi patur dëmtime të mëdha, kemi 4 objekte qëndra shëndetsore si Ishmi, Borizani, qëndra shëndetsore numër 1 në Durrës që do i nënshtrohen ose ndërtimit ose rehabilitimit të plotë të godinës duke siguruar maksimalisht sigurinë e objekteve. Ndërkohë shërbimi shëndetsor është transferuar në qendrat e afërta apo në strukturat e lëvizshme.

 

A keni pasur dyshime se në zonat e prekura mund të ketë pasur edhe dëmtime për shkak të gabimit apo abuzimit njërezor? Në kuptimin që mund të ketë pasur ndërhyrje apo rikonstruksione që mund të jenë bërë punime jo cilësore, a keni bërë një verifikim të kësaj natyre?

Këtë nuk mund ta them unë, por ekspertët të cilët janë nga instituti i ndërtimit dhe ekspertë të cilët kanë ardhur nga jashtë për të bërë një vlerësim dhe për të ndihmuar autoritete tona për të pasur më pas një panoramë të plotë se ku konstatojnë këto dëmtime. Nëse janë dëmtime që kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve në strukturë apo janë dëmtime të cilat janë si pasojë e ndërtimeve shumë të vjetra që nuk është vënë dorë prej vitesh mbi ta dhe ndërkohë ka ndryshuar edhe struktura e ndërtimit të objekteve, ku ne jemi duke marrë masat e duhura jo vetëm për qëndrat shëndetsore, por edhe për shkollat, për godinat e banimit etj.

 

Meqë jemi te spitalet që po ndërtohen, të gjithë e kanë vënë re spitalin e ri që po ndërtohet në QSUT, praktikisht Shqipëria nuk i ka eurokodet e reja por çfarë po bëhet me këtë ndërtim të ri?

Të gjithë spitalet që janë duke u rindërtuar janë me eurokode, edhe spitali në QSUT është në eurokod, pasi dhe në kuadër të programeve që kemi, spitali po ndërtohet në një kredi bazuar që qeveria shqiptare ka marrë nga banka e KE, dhe janë standarte të mirë përcaktuara për spitalet të cilat duhet të ndërtohen, aty duhet të jemi të qetë për zbatimin e eurokodeve.

 

Si është gjendja e të plagosurve nga tërmeti i 26 nëntorit?

Aktualisht në spitale te i Traumës dhe i Durrësit kemi 18 të lënduar të cilët vijojnë të marrin shërbime, gjëndja e tyre është e stabilizuar, mund të themi se ekipi i mjekëve dhe i infermiereve ka përballuar një fluks në orët e para dhe më tej, unë kam qenë që në orët e para në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe pastaj tek spitali i Traumës, që vetëm në orët e para kanë ardhur rreth 200 të lënduar dhe është bërë një punë e jashtëzakonshme për të përballuar fluksin e të lënduarve. Spitali i Traumës, QSUT,  i Durrësit dhe i Lezhes ku janë paraqitur rreth 900 të lënduar kanë bërë një punë të jashtëzakonshme ku fatmirësisht gjëndja e të lënduarve është e stabilizuar. Edhe tre të lënduarit që ne kemi dërguar jashtë vendit për një trajtim më të specializuar gjëndja paraqitet e stabilizuar. Dje jam lidhur me spitalin e Barit ku po trajtohen dy prej tyre që fatmirësisht janë të stabilizuar. Një nga të lënduarit ka kryer edhe një ndërhyrje operatore që ka dalë me sukses, tani sigurisht janë në terapi intensive gjëndja e tyre po monitorohet. Ne gjithashtu jemi në vazhdimësi për të ndjekur gjëndjen e tyre dhe shpresojmë që sa më shpejt ti kemi mes nesh.

 

Sot që po flasim kemi mijëra njerëz të vendosur në kampe ose hotele: si po asistohen nevojat e tyre për ilace ose ndihmë mjekësore?

Në momentet e zhvendosjes është e vërtetë që askush nuk e ka pasur mendjen që të marrë me vete ilaçet, ne menjëherë si ministri kemi hartuar një plan masash të bazuar mbi planin e përgjithshëm të masave që kryeministri ka ndërmarrë dhe menjëherë kemi evidentuar të gjithë të zhvendosurit duke vlerësuar statusin e tyre shëndetsor duke bërë një punë shumë të imtësishme me qëndrat shëndetsore për të marrë evidencën e emrit të mbiemrit terapinë e mjekimit, pasi të gjitha tashmë i kemi në dosje elektronike nevojat e tyre dhe i kemi shpërndarë sipas nevojave të mjekimit. Është bërë një punë shumë e imtësishme. Jo vetëm është gjetur terapia e mjekimit, por është bërë lidhje me mjekun e familjes pasi qytetarët janë zhvendosur nga qëndra e banimit dhe nuk i kanë pasur as recetat dhe as terapitë me vete dhe në shumë raste nuk e dinin se me çfarë trajtoheshin për emrat e ilaçeve, dhe për këtë ne kemi evidentuar më shumë se 500 qytetarë të cilët janë me sëmundje kronike që i kemi pajisur me të gjithë protokollet e mjekimit. Me medikamentet që janë trajtuar dhe deri më tani fatmirësisht procesi ka vajtur mire. Ndërkohë paralelisht jo vetëm të sëmurët kronik kanë marrë medikamentët  e tyre por është bërë një krehje e të gjithë atyre personave që janë zhvendosur në objekte  të ndryshme është bërë verifikimi i statusit të tyre shëndetsor, nëse kanë problematika me shëndetin. Janë kryer më shumë se 5000 mijë vizita nga mjekët, janë më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të angazhuar në terren për të shërbyer nga 24 në 7 qytetarëve që janë akomoduar qoftë në strukturat hoteliere qoftë dhe në strukturat e tjera apo kampe siç është ai i Vorës. Gjithashtu ne kemi nisur punën për tu kujdesur nga pikpamja epidiomologjike, duke u kujdesur për kushtet e higjenës sanitare dhe për kushtet e sëmundjeve invektive ne kemi filluar menjëherë vaksinimin kundër gripit dhe më shumë se 1500 vaksina janë kryer për ato grup mosha që konsiderohen më të rriskura siç janë fëmijët 2-5 vjeç, gratë shtatzana apo të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sumurët kronik.

 

 E kemi një kohë të përafërt se kur do ti kemi gati spitalet dhe qëndrat shëndetsore të dëmtuara?

Ne garantojmë se në një kohë shumë të shpejtë po marrim masa, kemi fazën e parë dhe atë të emergjencës. Faza e emergjencës merret vetëm me projektet e rikonstrukturimit projektet që kanë në thelb rehabilitim të objekteve që nuk kanë dëme në strukturë të cilat do të merren masa në mënyrë emergjente. Ndërkohë që spitalet që do të futen në programin e rindërtimit sigurisht koha do të jetë sipas ligjit që do të jetë ligji për programin e rindërtimit dhe do të jetë një ligj tranzitor që do të përcaktojë normativat përsa i përket këtij programi. Ne garantojmë se qytetarëve nuk do tju mungojë shërbimi shëndetsor qytetareve, në momentet kur një spital do të rindërtohet ne do të marrim një strukturë tjetër që do të ofrojë shërbimin, ky është një plan që ne e kemi dhe do të fillojmë ta implementojmë. Qytetarët do të vijojnë të marrin shërbimin .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *