Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Austri.

Ngjarja ndodhi në autostradën Ëestautobahn (A1) në Vjenë, mëngjesin e ditës së djeshme.

Nga ky aksident mbetën të plagosur pesë persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“Dy makina u përplasën, njëra prej të cilave po lëvizte në mënyrë të gabuar”, tha policia.

Sipas policisë, një makinë me targë shqiptare mund të ketë lëvizur në drejtim të gabuar në autostradë.

Një makinë përballë me targa belge u përplas kokë më kokë me makinën me targa shqiptare, brenda së cilës ishin katër shtetas shqiptarë, shkruajnë mediat vendase.

Dy prej tyre u gjetën të vdekur brenda mjetit.

Dy shqiptarë të tjerë dhe tre rumunë nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident u plagosën.

Zjarrfikësit arritën të nxjerrin viktimat dhe të plagosurit nga mjeti me targa shqiptare duke prerë pjesët metalike.

Autostrada A1 qëndroi e mbyllur gjatë kësaj kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *