Subscribe

 

Shqipëria vijon te kryesoje listën e vendeve me ndotjen me te larte te ajrit ne Europe. Transporti rrugor, makinat e vjetra dhe karburanti jo cilësor jane shkaktaret kryesore te kësaj situate.

 

Mosha mesatare e makinave qe qarkullojnë ne vendin tone është 20 vjet, ndërsa ne Europe jo me shume se 10 vjet.

 

80% e automjeteve ne Shqipëri janë shkaktare te ndotjes dhe rrezikut ne shëndet.

 

Koncesionaret e makinave te reja gjate nje diskutimi me ministrin e mjedisit kërkuan lehtësi ne taksa, si dhe vendosjen e nje standardi.

 

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, u shpreh i gatshëm per hartimin e masave per futjen e makinave te reja ne qarkullim, por njëherësh kërkoi heqjen e varrezave te makinave nga rrugët.

Diskutimet per uljen e ndotjes se ajrit dhe lehtësitë ndaj automjeteve te reja u bene ne  “Auto Sallon Tirana 2017” dhe Automotive Forum organizuar nga Expocity Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *