Shënohet një viktimë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.
Nga përplasja e një makine me një kamion, humbi jetën në vend shoferi i autoveturës.
Viktima nuk është identifikuar akoma, ndërsa shoferi i kamionit u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje për ngjarjen.
Ai pritet të hedhë dritë edhe mbi atë se çfarë është bërë shkak për aksidentin e rëndë.






