Subscribe

Majlinda Bregu ka qenë një prej zërave më kritikë ndaj Lulzim Bashës, një prej zërave më të fortë për largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike.

 

Sot kur ajo ka një detyrë në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e nuk është pjesë e politikës aktive, ndjen keqardhje që Partia Demokratike doli e treta në zgjedhjet e 6 marsit.

 

MAJLINDA BREGU

ISH-DEPUTETE, PD

 

“Ka ndonjë ndjesi tjetër përveçse të ndihesh keq. Nga ana tjetër, nuk është një ndjesi që më lindi para një jave sepse për të parandaluar këtë rezultatin traumatik për demokratët, për këtë arsye fola atëherë kur gjërat mund të ishin parandaluar. Dhe pikërisht për këtë arsye unë nuk jam pjesë aktive e PD. Dakord më mirë vonë se kurrë për të gjithë që kanë vendosur ta shohin realitetin në sy.”

 

Bregu ka kërkuar vite më parë largimin e Bashës, por sot ajo gjykon se nuk ka rrugë tjetër për Partinë Demokratike, përveç largimit të tij nga drejtimi i forcës kryesore të opozitës.

 

 

“Më shumë se sa keqardhja është veprimi ai që mungon, dhe përtej keqardhjes ajo që më shqetëson është pikërisht kjo mungesa e veprimit, e aktit konkret për të ndryshuar situatën. Nuk ndryshon situate vetëm me keqardhje.

 

-Cili do të ishte ky akt konkret?

 

-Akti konkret e para do të fillonte me largimin e kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Sepse mbaj mend një gjë, në 2015 në mos gabohem ose në 2014 Lulzim Basha pati thënë në një nga këto kuvendet e partisë që partia politike në opozitë merr formën e kryetarit dhe të lidershipit. Tani kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Partia Demokratike nuk mund të ketë formën e liderit aktual.”

 

Bregu vazhdon detyrën e saj në Sarajevë dhe është larg politikës aktive, edhe pse ftesat për t’u rikthyer nuk i kanë munguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *