Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) njoftoi sot se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025.
Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).
Megjithatë 6 deputetë të opozitës kanë dalë kundër procesit, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferaj, Petrit Doda, Kasem Mahmutaj, Emilja Koliqi Eralda Tasebano.
Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, tha se ky proces do të jetë i shëndetshëm për PD nëse të gjitha kandidatët më 2 mars, një ditë pasi mbahen primaret, do të pranojnë rezultatin.
Hoxha: Këto tre vitet e fundit PD duhet të ketë thyer ndonjë rekord për sa i përket proceseve zgjedhore që ka zhvilluar, qoftë këto për kryetar, organet e tjera drejtuese apo edhe për zgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet lokale apo zgjedhjet parlamentare. Procesi deri në këtë pikë, me ato pak deputetë që kanë dalë kundër, vetëm njëri prej tyre është treguar i zëshëm dhe e ka kundërshtuar procesin e primavereve. E kam fjalën për Ferdinand Xhaferajn. Këtë e shoh vetëm si fillimin e një plage që mund të thellohet më tej në PD. Do ta shikoj me interes datën 2 mars kur të ketë mbaruar procesi i votimit, nëse këta 80 kandidatët e reshtuar në listën e Tiranës apo rreth 460 në gjithë Shqipërinë do të pranojnë verdiktin dhe rezultatin që do të pranojë procesi i primareve. Nëse të gjithë këta kandidatë do i nënshtrohen atyre numrave që do të prodhojë votimi, për mua do të jetë një proces shumë i shëndetshëm për PD-në. PD ka mision 11 majin./vizionplus.tv





