Kryesia Ekzekutive e Lëvizjes Socialiste për Integrim këtë të premte  ka marrë vendim për emëruar si Sekretar të Pushtetit Lokal, Petrit Sinën.

 

Emërimi i tij është bërë në kuadër të riorganizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në strukturat e partisë.

 

Sina ka mbajtur më parë postin e kryetarit të bashkisë në Berat, ndërsa sot LSI i ka besuar një tjetër pozicion kyç.

 

Ndërkohë duket se puna e mëparshme si kryetar bashkie dhe formimi i tij politik, e kanë bindur LSI-në, që ta emërojë  Petrit Sinën në këtë post kaq të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *