Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për administratoren e ambientit ku 6 vajza, mes tyre dhe një e mitur, ushtronin prostitucion online.

 

Trupi gjykues i la ne detyrim paraqitje vajzat e ndaluara dy ditë më parë, ndërsa vendosi masë të lehtë ndaj administratores Dafina Tresa, pasi ajo është nënë e një fëmije të mitur.

 

Tresa tha para gjykatës se vajzat çdo gjë e bënin me dëshirën e tyre. Ajo shtoi se nuk e dinte që ky ishte aktivitet penal e që dënohej nga ligji, por Prokuroria ka ngritur akuzën për përshtatje ambientesh, për shfrytëzim prostitucioni e rekrutim vajzash për prostitucion.

 

Dy ditë më parë, policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “CHAT LINE 3”. Sipas bluve ambienti i marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”, ishte përshtatur për komunikimet virtuale mes vajzave në një rrjet Adult Work. Nga hetimet ka dalë se kryesisht klientë të faqes janë persona me shtetësi të huaj, ndërsa përfitimet e vajzave varionin nga 300 deri në 1 mijë euro në muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *