Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili reagon pas kthimit të ligjit të “Tatimit mbi të ardhurat” nga presidenti Meta.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili shkruan se ligji për lojrat e fatit u kthye nga presidenti në kuvend, ky është një veprim i drejtë dhe një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lenë rrugës.
“Ligji i lojrave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh turpin!!!
Ligji për lojrat e fatit(bixhozit) u kthye nga presidenti në kuvend.Veprim i drejtë.
Një mundësi e re për kryeministrin,që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lenë rrugës. Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe kryeministri është shembull i kësaj. Sot favorizon lojrat e fatit, por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i Marrëzisë” kundër lojrave të fatit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.Këto thoshte kryeministri kur bënte sikur mbyllte lojrat e fatit, sepse qellimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi në pak duar.
Kryeministër me hipokrit dhe të kapur s’keni per te pare më kurre. Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi te bejnë avokatin e tij, sepse ky për shkak te parave bën të kundertën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe ketyre u duhet të ripërtypin deglat e parimeve që kanë shitur.”





