Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me...

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq 5,000 trupa...

Legalisht në Evropë – jo azil

21 Nëntor 11:41

Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndodh pothuajse në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane, thuhet në studimin  “Rrugët legale drejt Evropës”, të kryer nga Këshilli i Fondacionit për Integrim dhe Migrim (SVR). Në studim janë hulumtuar rrugët legale të ardhjes në Gjermani, Spanjë, Itali, Francë dhe Suedi.

Në fokus të studimit janë shanset për ardhjen në këto vende të punëtorëve me kualifikime të ulta apo të mesme nga vendet e Afrikës, në të cilat nuk ka luftë, pra për migrantët, të cilët nuk kanë të drejtë azili. “Pyetja jonë është: A ka alternativa legale për këta njerëz që të punojnë në Evropë dhe të kryejnë ndonjë përgatitje profesionale, në vend të ardhjes së fuqisë ilegale punëtore?”, thotë Karoline Popp, bashkautore e studimit. Përgjigja më e shkurtër është: Vetëm në raste të posaçme.

Puna sezonale

Një nga këto raste është puna sezonale. Përderisa Gjermania për shembull më së shumti rekruton fuqi punëtore sezonale nga vendet e tjera të BE, në Francë, Spanjë dhe Itali vijnë punëtorë nga vendet e treta. Vitin e kaluar vetëm në Spanjë ka pasur rreth 14.000 punëtorë sezonalë nga vendet e treta.

Në Itali ky numër ka qenë zyrtarisht mbi 5500. Por mendohet, se shifra është shumë më e lartë, sepse Italia angazhon punëtorë  – sipas kontigjenteve. Në vend të përdorimit të kësaj procedure legale, punëmarrësit shpesh angazhojnë edhe migrantë ilegalë – ndonëse nuk kanë dokumente legale për punë. Në këtë mënyrë humbet një nga mundësitë e pakta për punësim legal të migrantëve.

Politika e dështuar

Jashtë kohës së punës sezonale ka shumë pak mundësi për punësime të migrantëve në këto vende. Studimi ofron edhe shkaqet pse: “Ka shumë shkaqe pse migrimi legal është i arsyeshëm. Por nuk dihet pse kjo rrugë nuk po ndiqet”, thotë Popp. Vendet duhet të jenë shumë më transparetne lidhur me fuqinë punëtore që ju duhet. Kjo mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave të tregut të punës. Një nga qëllimet duhet të jetë analizimi i fuqisë punëtore që gjendet në vend, para se të kërkohen punëtorë nga vendet e origjinës së tyre. Ekspertët thonë, se këtu ka nevojë për një bashkëveprim mes vendeve dhe një analizë më të thellë të nevojave në treg.

Lufta kundër migrimeve ilegale

Migrimi legal ka përparësi shumë më të mëdha nga ardhja ilegale. Kryetarja e ardhshme e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimeve dhe reformën e fushës së migrimeve legale. Që në vitin 2016 është vendosur në kuadër të kornizave për partneritete në çështjen e migrantëve, që të hartohen masat me prioritet. Por nuk dihet, nëse ardhja legale vërtet e ka zvogëluar numrin e migrantëve ilegalë në këto vende, thuhet në Studimin SVR.

Disa të dhëna dëshmojnë efektet pozitive – si për shembull masat që ka marrë Gjermania për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas ardhjes masive ilegale të shumë njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2014 – 2015, ndonëse ishte e qartë, se ata nuk kanë shanse për azil, Gjermania ka vendosur që të hartojë një varg masash për ardhje legale. Një prej masave ishte futja e këtyre vendeve në listën e vendeve të sigurta të origjinës dhe hapja e mundësisë për punësime legale të shtetasve të këtyre vendeve. Në analizat e para thuhet se këto masa vërtet kanë dhënë rezultate. Kjo ka rezultuar me rritjen e numrit të ardhjeve legale dhe zvogëlimin e ardhjeve ilegale.

 

 

Rrugët e ndryshme – rezultati i njëjtë

Gjermania ka marrë shembull nga Suedia, për të hartuar masat për migrantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në dallim nga vendet e tjera të përfshira në këtë studim, Suedia tek çështja e migrantëve orientohet tek nevojat e tregut. Në Suedi mund të vijë secili – nëse Suedia ka nevojë për të. Kushti është kontrata e punës. Punëdhënësit janë pra ata, të cilët vendosin, se kush mund të futet në tregun suedez të punës.

Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca kanë përdorur kritere të tjera. Kontigjente, studime të tregut të punës dhe marrëveshje bilaterale më vendet e treta kanë vendosur se për çfarë migrantësh legalë ka nevojë. Por studimi në të gjitha këto raste vjen tek konkludimi: “Në shumicën e vendeve i jepet më shumë përparësi fuqisë së kualifikuar punëtore ndaj asaj me kualifikime të mesme.” Por janë pikërisht njerëzit me kualifikime më të ulëta, ata të cilët kërkojnë më shpesh një perspektivë më të mirë përmes migrimeve ilegale.

 

Burimi: DW

Posted Under:
Bota Sociale
Tagged:
Azil emigrantë Evrope legal Refugjate

Nga e njëjta kategori

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon bombardimet, pavarësisht armëpushimit

më shumë...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur (VIDEO)

më shumë...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini: Vendim i pritur

më shumë...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

12:47

Pse nuk ka garë në PD? Berisha...

12:27

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal...

12:18

Hyrje të reja në “Ferma VIP 3”,...

12:09

Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion,...

11:27

Ktheu lokalin në kazino me makineta dhe...

11:12

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe...

10:47

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 19-vjeçari shkodran, policia...

10:23

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.