Ky është 29-vjeçari që goditi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij, Irvana Hyka, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë. Krimi i rëndë që tronditi Fierin u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Sheq i Madh”.
Demokrat Medinaj, nipi i Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja” e qëlloi 28-vjeçaren në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur, 4 dhe 6 vjeç, të cilët kanë parë të gjithë skenën.
E reja ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të shumta.
Pas ngjarjes, Medinaj është larguar, ndërsa është shpallur në kërkim nga uniformat blu.





