Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur pasditen e ksaj të hëne, ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Në nisje të seancës plenare, Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se projekt-rezoluta për Ukrainën është propozuar një muaj më pare, ndërsa e konsideroi një akt moral, por edhe ligjor i detyrueshëm sot.

“Siç jeni në dijeni një rezolutë në mbështetje të Ukrainës është kërkuar një muaj më parë dhe natyrisht mbështetja për të është një akt moral por edhe ligjor i detyrueshëm sot. Mendoj se ajo duhet të paraqitet mazhoranca refuzoi cdo lloj kompromisi mes dy rezolutave. Është e domosdoshme që përfaqësues të grupit që kane hartuar rezolutën të ulen dhe të përpiqen që të gjejnë pikat e përbashkëta që janë në interes kombëtar. Nuk duhet të bëjmë këtu beteja politike me njëri-tjetrin sepse beteja kryesore është mes Rusisë dhe Ukrainës.”

I pranishëm në sallë është edhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *