Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 May 2026
Vizion fokus

Mojtaba Khamenei: SHBA-të dhe Izraeli duan ta gjunjëzojnë Iranin

Malaj: Shqipëria në BE, duhet bashkëpunim PS-PD

Shqipëria në fazën e mbylljes së negociatave me BE,...

Muçi: Nëse integrohemi në BE pa realizuar reformat, rrezikojmë...

Mediat: Nuk është arritur një marrëveshje mes SHBA dhe...

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e...

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, Muçi: Kush...

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja...

Lëvizje te drejtoritë e burgjeve pas kontrolleve në qeli,...

Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli shoferi

Kush ishte al-Zawahiri dhe përse e vrau SHBA-ja?

2 Gusht 13:07

Shtetet e Bashkuara vranë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, të kryer në fundjavë. Al-Zawahiri ishte një prej figurave kryesore që ndihmoi Osama bin Ladenin të organizonte sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe ndihmoi Al-Kaidën të mbijetonte dhe të përhapej në vitet pasardhëse.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duke lokalizuar dhe goditur al-Zawahirin, SHBA-ja po sigurohej që Afganistani nën pushtetin e talibanëve nuk do të bëhej më kurrë një bazë për sulmet ndaj pjesës tjetër të botës, siç ishin ato të vitit 2001.

 

Por, cili ishte lideri i Al-Kaidës, i cili iu shmang kapjes nga SHBA-ja për 21 vjet pas sulmeve vetëvrasëse me avionë, që e ndryshuan në shumë mënyra Amerikën dhe marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të botës?

 

Kush ishte Ayman al-Zawahiri?

Amerikanët që përjetuan sulmet e 11 shtatorit mund të mos e mbajnë mend emrin e al-Zawahirit, por shumë e njohin fytyrën e tij, më shumë se dy dekada më vonë: një burrë me syze, paksa i buzëqeshur, i shfaqur vazhdimisht në foto përkrah bin Ladenit, teksa të dy organizuan sulmin ndaj Shteteve të Bashkuara.

 

Me origjinë egjiptiane, al-Zawahiri lindi më 19 qershor të vitit 1951, në një familje mesatare në një lagje të qetë në periferi të Kairos. Një besimtar i devotshëm në fëmijëri, ai u përfshi në një degë të dhunshme islamike sunite që kërkonte të zëvendësonte qeveritë e Egjiptit dhe kombeve të tjera arabe me një interpretim të ashpër të sundimit islamik.

 

Në rininë e tij al-Zawahiri punoi si kirurg, por gjithashtu udhëtoi në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme, duke qenë dëshmitar i luftës së afganëve kundër pushtuesve sovjetikë dhe duke takuar më pas sauditin e ri, Osama bin Laden, dhe militantë të tjerë arabë që ndihmonin Afganistanin të dëbonte trupat sovjetike.

 

Ai ishte një nga qindra militantët e kapur dhe të torturuar në burgun egjiptian pas vrasjes së presidentit Anwar Sadat nga fundamentalistët islamikë në vitin 1981. Biografët thonë se kjo përvojë e radikalizoi më tej atë. Shtatë vjet më vonë, al-Zawahiri ishte i pranishëm kur bin Ladeni themeloi Al-Kaidën.

 

Al-Zawahiri bashkoi grupin e tij militant egjiptian me organizatën e Al-Kaidës. Ai i solli aftësi dhe përvojë organizative Al-Kaidës – duke vepruar fshehurazi në Egjipt dhe duke iu shmangur inteligjencës egjiptiane – çka e lejoi Al-Kaidën të organizonte qelizat e ndjekësve dhe të godiste anembanë botës.

 

Pse ishte i rëndësishëm al-Zawahiri?

Pas viteve të qeta duke rekrutuar terroristët që kryen sulmet vetëvrasëse, mbledhjes së fondeve dhe thurjes së planeve për sulmet e 11 shtatorit, Zawahiri dhe ndjekësit e tij u siguruan që Al-Kaida t’i mbijetonte ndjekjes globale që pasoi, në mënyrë që të kryenin sërish sulme.

 

Në arrati pas sulmeve të 11 shtatorit, al-Zawahiri ringriti udhëheqjen e Al-Kaidës në rajonin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit dhe ishte lideri suprem i degëve të kësaj organizate në Irak, Azi, Jemen dhe më gjerë. Me një reputacion për goditjen e armiqve të afërt dhe të largët, Al-Kaida pas 11 shtatorit kreu sulme të shumta ndër vite: në Bali, Mombasa, Riad, Xhakartë, Stamboll, Madrid, Londër dhe më gjerë.

 

Sulmet që vranë 52 njerëz në Londër në vitin 2005 ishin ndër sulmet e fundit shkatërruese të Al-Kaidës në Perëndim, pasi sulmet me dronë, sulmet kundër terrorizmit dhe raketat e lëshuara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj vranë luftëtarët e lidhur me organizatën dhe shkatërruan pjesë të rrjetit terrorist.

 

Si u vra al-Zawahiri?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, al-Zawahiri doli në ballkonin e një shtëpie në Kabul, në Afganistan. Ai me sa duket qëndroi jashtë në ballkon, një veprim që ai e bënte shpesh, siç kishte vënë re edhe inteligjenca amerikane. Në këtë ditë, një dron i SHBA-së lëshoi dy raketa “Hellfire” në drejtim të liderit të Al-Kaidës, ndërsa ai ishte në këmbë, sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti mbi detajet e sulmit.

 

Sipas analistëve, dyshohej prej kohësh prania e tij në Afganistan. Zyrtarët amerikanë mësuan këtë vit se së fundmi gruaja e Zawahirit dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin zhvendosur në një shtëpi të sigurt në Kabul. Më pas edhe Zawahiri iu bashkua atyre, thanë zyrtarët e lartë të administratës.

 

Zyrtarët amerikanë, të cilëve iu bashkuan edhe liderët e lartë, si presidenti Joe Biden, shpenzuan muaj të tërë duke u siguruar dhe konfirmuar identitetin e tij – dhe rutinën e tij për të qëndruar i vetëm në të njëjtin ballkon – dhe planifikuan sulmin.

 

Çfarë nënkupton vrasja e tij për Al-Kaidën?

Varet se cili komandant i Al-Kaidës do të marrë vendin e tij. Dhe, pas dekadash sulme nga SHBA-ja dhe vende të tjera, grupi ka mbetur me një numër mjaft të reduktuar të njerëzve.

 

Eksperti i Al-Kaidës, Ali Soufan, vlerëson Saif al-Adli, një egjiptian si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar al-Zawahirin. Statusi i lartë i al-Adl-it brenda organizatës, përvoja e tij dhe potenciali e karizma e tij për të tërhequr sërish dezertorët e al-Kaidës që i janë bashkuar grupeve të tjera ekstremiste, e bëjnë atë një kandidat potencial.

 

Por, në përgjithësi Al-Kaida tani përballet me një krizë udhëheqjeje dhe një të ardhme të lëkundur. Kjo përfshin rivalitetin ndaj grupeve të reja ekstremiste që u krijuan pas 11 shtatorit dhe që kanë gjithashtu një prani në Afganistan.

 

Charles Lister, një tjetër ekspert i rrjeteve të dhunshme ekstremiste, shkroi pas vrasjes së al-Zawahirit se natyra dhe përhapja e konflikteve në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Azinë Jugore sot favorizojnë organizatat xhihadiste të fokusuara brenda vendeve dhe jo ato me target global.

 

Udhëheqësi i ardhshëm i Al-Kaidës do të duhet të dëshmojë lidhjen dhe dedikimin e tij ndaj “degëve të tjera të organizatës, të cilat kanë qenë më të gatshme të kundërshtojnë një udhëheqje qendrore të perceptuar si të shkëputur nga realitetet e konflikteve, duke qenë mijëra kilometra larg”, shkroi Lister.

 

A e dinin talibanët që al-Zawahiri ndodhej në Afganistan?

Pa dyshim që po, sipas zyrtarëve amerikanë. Deri të hënën nuk ishte e qartë se prej sa kohësh ndodhej al-Zawahiri në Afganistan, por prania e tij atje përflitej gjerësisht prej disa muajsh, tha Asfandyar Mir, një ekspert i Azisë Qendrore në Institutin e Paqes në SHBA.

 

Jo vetëm kaq: Shtëpia ku jetonte Al-Zawahiri me familjen e tij ishte në pronësi të një këshilltari të lartë të liderit taliban, Sirajuddin Haqqani, sipas një zyrtari të inteligjencës amerikane.

 

Ka mundësi që edhe dikush në mesin e talibanëve i shiti SHBA-së informacion mbi al-Zawahirin dhe familjen e tij. Por, në mesin e viteve 1990 ishte një qeveri talibane që pranoi liderët e Al-Kaidës dhe i lejoi ata të komplotonin mbi sulmet e 11 shtatorit atje, duke nxitur kështu edhe luftën 20-vjeçare të udhëhequr nga SHBA-ja.

 

Shqetësim pas vdekjes së al-Zawahirit në kryeqytetin e Afganistanit është se talibanët po i lejonin sërish organizatat e armatosura ekstremiste të vendoseshin në Afganistan pas tërheqjes së SHBA-së, ashtu siç i druhej Perëndimi. R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Al-Kaeda al-Zawahiri SHBA

Nga e njëjta kategori

Mojtaba Khamenei: SHBA-të dhe Izraeli duan ta gjunjëzojnë Iranin

më shumë...

Malaj: Shqipëria në BE, duhet bashkëpunim PS-PD

më shumë...

Shqipëria në fazën e mbylljes së negociatave me BE, gazetari: Vendim gjeopolitik, Shqipëria mori “bonus”!

më shumë...

Muçi: Nëse integrohemi në BE pa realizuar reformat, rrezikojmë të kthehemi si Hungaria nën pushtetin e Orban

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

Mojtaba Khamenei: SHBA-të dhe Izraeli duan ta...

10:01

Malaj: Shqipëria në BE, duhet bashkëpunim PS-PD

9:55

Shqipëria në fazën e mbylljes së negociatave...

9:54

Muçi: Nëse integrohemi në BE pa realizuar...

9:46

Mediat: Nuk është arritur një marrëveshje mes...

9:31

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn,...

9:28

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn,...

9:17

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga...

9:10

Lëvizje te drejtoritë e burgjeve pas kontrolleve...

9:04

Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli...

8:49

Suedia i dorëzon Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë...

8:34

GJKKO cakton datën dhe orën për seancën...

8:26

Shqipëria drejt BE-së, Musabelliu: Objektiv i arritshëm...

8:21

Inteligjenca ruse: NATO po bën “përgatitje” për...

8:03

U plagos nga shoku me armë zjarri...

7:16

Zakonet që njerëzit inteligjentë i mbajnë larg...

7:01

Mjeku i Brazilit “trondit” Ançelotin, ja çfarë...

6:57

3 gjëra që duhet të bëni për...

6:35

Netanyahu urdhëron IDF-në që të kontrollojë 70%...

6:23

Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e...

Më të klikuarat

  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn
  • DETAJET/ “Lekët ose do të vras”, 34- vjeçari i p...
  • VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi avioni...
  • Përplasje PS-PD tek “Territorialja”, mazhoranca e opozita de...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.