61-vjeçari që pësoi vdekje klinike këtë të hënë dhe po lufton me jetën në Infekiv është ish-trajneri i njohur i boksit të Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar.

 

Bëhet fjalë për Skënder Kurtin, i cili është në gjendje të rëndë në spital prej koronavirusit. “Vizion Plus” mësohet se ai e kishte marrë virusin nga një mik i tij i ardhur nga Italia para disa ditësh.

 

Prej një jave ai ndodhet i shtruar në spital. Në fillim u raportua se Kurti ndërroi jetë, por më pas Ministria e Shëndetësisë sqaroi se ai është rikthyer në jetë nga mjekët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *