E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje e brendshme e Shqipërisë

Prej 23 ditësh, qytetarët shqiptarë vijojnë të protestojnë përballë Kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit, çka ka tërhequr edhe interesin dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi në këtë projekt janë të përfshirë edhe dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Por si është parë kjo protestë nga zyrtarët evropianë?

Reklamë

Gjatë ditës së sotme, mediat ndërkombëtare kanë pyetur zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, se cili është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë për atë që po ndodh në Shqipëri.

Giese theksoi se Gjermania po e ndjek me vëmendje situatën dhe se është e informuar për protestat kundër projektit, por se e gjithë kjo i përket situatës së brendshme politike në Shqipëri.

“Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta. Sigurisht, njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri”, u përgjigj Giese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë