E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

Nis nata e dytë e Post Ferma VIP në Vizion Plus, nën moderimin e Florian Agalliut dhe me dy opinionistët, Einxhel Shkirën dhe Ermal Mamaqin.

Pas përfundimit të edicionit të tretë, plot emocione, sfida dhe surpriza, ish-fermerët do të përballen me njëri-tjetrin për deklaratat e bëra, hatërmbetjet, miqësitë dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur brenda dhe jashtë fermës.

Reklamë

Kush nga fermerët u kujdes më shumë për punët në stallë? Po miqësitë e krijuara nga jashtë, a i rezistuan izolimit të Ferma VIP?

Çfarë ndodhi me marrdhënien Ilir-Ervin. Deklaratat e tyre në Post Ferma VIP do të trondisin publikun.

Reklamë

Për herë të parë, Sara Karaj zbulon të vërtetën e informacioneve nga jashtë, e kryesisht për protestën, për të cilën u kryqëzua në rrjet.

Po marrdhënia Indri-Vanesa, a arritën dy ish-fermerët të zhvillonin një bisedë pas daljes nga izolimi? A ndikoi Klevisa në ndarjen e tyre? Për herë të parë, ata do të vendosin pikat mbi i për raportin e tyre.

Soni Malaj zbulon gjithashtu raportin me Flor Mumajesin. A janë takuar pas daljes së këngëtares nga Ferma?

Nata e dytë e Post Ferma VIP 3 premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Ferma VIP 3 mbylli të hënën, më  15 Qershor, siparin e një prej edicioneve më të suksesshme, duke lënë pas një sezon që shkroi historinë e vet në ekranin e Vizion Plus.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë