Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Ku ka humbur? Aktorja Eva Alikaj bën rrëfimin e rrallë në “Living Room”: Ndriçim Xhepa s’më bënte kurrë vërejtje, si më komplimentoi pas shfaqjes

22 Qershor 12:25

Aktorja e njohur Eva Alikaj, në një intervistë për emisionin “Living Room” në Vizion Plus me moderatoren Brunilda Lahe ka folur për raportin e saj me kolegun, artistin e njohur Ndriçim Xhepa.

Aktorja thotë se Xhepa ka qenë një aktor shumë interesant. Teksa kujton rolet që kanë realizuar bashkë, aktorja kujton një moment kur Ndriçim Xhepa e ka komplimentuar pas shfaqjes.

Brunilda Lahe: Romeo dhe Zhulieta ka qënë roli yt i parë në teatër, si ka qenë ky rol për ty?

Eva Alikaj: Çdo gjë ishte gati sureale sepse shumë aktorë me eksperiencë më rrethonin dhe unë kisha rolin kryesor, nuk e besoja dot, thoja ç’është ky fat, por përpiqesha të kapja çdo gjë, të isha e vëmendshme për çdo gjë. Kjo ka qenë një ndër shfaqet që kam pasur me Ndriçim Xhepën sepse kam interpretuar edhe te shfaqja “Shtëpia me dy Porta”.

Brunilda Lahe: Si i kujtoni rolet me aktorin Ndriçim Xhepa?

Eva Alikaj: Roli i parë me Çimin ka qenë te filmi “Njeriu i Mirë” aty unë kisha rolin kryesor, ai kishte një rol dytsor, unë gjithmonë e kam ndjerë që Çimi ka qënë një aktor shumë interesant. Siç e thashë unë isha e rrethuar nga aktorë të njohur ku një ndër ta ishte edhe Çimi. Te roli “Shtëpia me dy Porta” më kujtohet që nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për rolin, mbase e shihte që nuk kisha nevojë, nuk më ka bërë asnjëherë asnjë vërejtje, nuk më ka lavdëruar asnjëherë përveç një rasti në shfaqjen e fundit në teatër te  “Valsi i Titanikut” ku të gjithë nuk po thonin asgjë ai u shpreh: Eva ka bërë një rol shumë të mirë. U habita në fakt dhe ja di për nder. Ishte një kënaqësi të punoja me Çimin.

Brunilda Lahe: Ndoshta atë fjalë që nuk e kishte thënë prej vitesh për shumë role në të cilët ju keni bashkëpunuar…

Eva Alikaj: Ndoshta! Ose i pëlqeu vërtetë në atë moment, nuk e di por në atë moment më befasoi.

Brunilda Lahe: Udhëtojmë në një tjetër rol.

Eva: Edhe këtu me Çimin jemi dhe kemi pasur rolin e çiftit te shfaqja “Prometeu”. Më duhet te them që te ky rol unë vërtet nuk kam qenë edhe aq mirë. Brenda rolit t’i humbet sepse ti ke rolin kryesor, ke një partner shumë te mirë, je e veshur bukur por unë e di që nuk kam qenë mirë aty ose kërkesat e mia kanë qënë shumë të larta, por këtë gje unë nuk e them për filmin “Njeriu i Mirë” sepse unë aty jam “On Top” domethënë unë aty luaj me një racionalitet, me një emocion, me një finesë, natyrshëm dhe shumë modern./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Showbiz
Tagged:
eva alikaj Living Ndriçim Xhepa

Nga e njëjta kategori

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

më shumë...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

më shumë...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

më shumë...

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rrufa e thot hapur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.