Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore.

 

Autorët e vjedhjeve të ndodhura në zonën e Moravës dhe Lapardhasë janë B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç. Të dy banues në fshatin Moravë.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy shtetas kanë kryer vjedhje në disa farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, në harkun kohor të dy muajve të fundit.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. P. janë gjetur dhe sekuestruar rreth 0.5 kg lëndë narkotike, si dhe një sasi e madhe ushqimesh dhe pesticide  bujqësore. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete në pronësi të autorëve të arrestuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *