Ka përfunduar takimi i liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aletatët e tij të zhvilluar këtë të hënë në selinë blu.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me vendimin e BE për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Në prononcimin e saj për mediat kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se në këtë takim fokusi kryesor ka qenë tek  9 kushtet e Bundestagut gjerman.

 

Ndër të tjera në fjalën e saj Kryemadhi ka theksuar se pronti Opozitar dëshiron të zgjidhet kriza politike.

 

“Vendimi i BE ishte tepër zhgënjyes për shqiptarët dhe partnerët tanë strategjikë. SHBA-të kanë qenë partnerët tanë strategjikë që kanë qenë pro nesh në momentet më të vështira dhe të rënda me ne. Nëntë kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare. Shkaktar i kësaj situate është kryeministri Rama, që duhet vendosur para përgjegjësisë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta. Maqedonia e Veriut u ndëshkua për shkak të mos-ecjes së Shqipërisë në reforma. BE ka thënë se në Shqipëri ka krizë politike. Nuk ka integrim pa zgjedhje të lira. Ne si opozitë jemi tepër të qartë se e ardhmja e Shqipërisë janë BE dhe SHBA. Çdo tentativë për të kërcënuar partnerët janë politika të dështuara. Shqiptarët janë ata që duhet të vendosin. Duhet të ikim nga kjo situatë e errët. Duhet bërë reforma zgjedhore dhe të zgjidhet kriza politike, po ashtu. Fronti Opozitar dëshiron të zgjidhet kriza politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *