Subscribe

Pas angazhimit te Brukselit ne zgjidhjen e krizës politike ne vend, javën e ardhshme pritet qe edhe Uashingtoni te angazhohet ne arritjen e nje marrëveshje mes opozitës dhe mazhorances. Te hënën ne Tirane do te mbërrije zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do te zhvilloje takime me liderët kryesore politike.

 

Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do te takoje kryeministrin Edi Rama, kreun e parlamentin njëherësh presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

 

Kjo vizite zhvillohet pas dështimit te negociatorit te Partisë Popullore Europiane David Mcallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e nje marrëveshje ne 25 prill. Nga ai moment ka pasur dy tryeza te thirrura nga presidenti i Republikës, por keto takime mes liderit te mazhorances Rama dhe kreut te Partisë Demokratike Lulzim Basha kane dështuar.

 

Mbetet per t’u pare nese vizita e zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do te çoje palët drejt kompromisit.

 

Por ajo që shton optimizmin për misionin e zyrtarit amerikan, është fakti se ai arriti të çojë drejt zgjidhjes krizën politike në Maqedoni. Vetëm pas vizitës së Joht Brajan Ji në Shkup, parlamenti atje zgjodhi kreun e ri, Talat Xhaferri, i cili mori menjëherë njohje dhe mbështetje ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *