Mijëra britanikë do të duhet të punojnë në fermat e Mbretërisë së Bashkuar pasi koronavirusi ka penguar shumë punëtorë evropianë të udhëtojnë.

Sipas Sekretarit të Mjedisit në Britaninë e Madhe, George Eustice, hapësira boshe e lënë nga punëtorët e huaj do të duhet të plotësohet nga britanikët.

“Vlerësimi ynë më i mirë është se zakonisht në një vit normal, rreth 30,000 individë do të vinin nga Bashkimi Evropian për të bërë punë bujqësore sezonale. Dhe nga ata, ndoshta jo më shumë se rreth një e treta ishin këtu para bllokimit ose kanë arritur të vijnë këtu.”

Kujtojmë që disa ditë më parë fermeret grekë i bënë apel qeverisë të hapë menjëherë kufijtë me Shqipërinë për punëtorët sezonalë në fushën e bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *