Subscribe

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është ndalur tek rritja e çmimeve, që sipas tij është shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

 

Me paketën e rezistencë sociale, për kreun e qeverisë, do të ndihmohen familjet në nevojë, duke shtuar se qëllimi është të mos rritet çmimi i energjisë.

 

“Do ndihmon ata që nuk kanë fuoristrada. Për këtë arsye kemi vendosur që 3 muaj me radhë të japim një bonus të veçante që është kalkuluar në mesataren e rritjes së çmimeve të shportës nga INSTAT. Më lejoni t’ju jap një tjetër fakt, një llogari të thjeshtë, me këtë bonus dhe me indeksimin që i bëjmë pensioneve dhe me bonusin e fundvitit të miratuar pensionet rriten +11.2% Pra kjo shkon tek pensionet tek kjo fazë.”

 

Po ashtu, Rama foli në seancën e sotme edhe për financimin që qeveria po i bën fermerëve.  Ai theksoi se fermerët do të financohen me 14 milionë dollarë si pjesë e paketës së rezistencës sociale.

 

Sa i përket krizës energjetike, ai u zotua se asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, njësoj dhe për biznesin e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *