Presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiç është shprehur i bindur se Kosova nuk do të bëjë asnjë tërheqje pavarësisht përpjekjeve  të ndërkombëtarëve për të gjetur një zgjidhje. Por kreu i shtetit serb ka siguruar se do të gjendet një zgjidhje për të ndihmuar qytetarët.

“Gjendja në lidhje me dinarin në Kosovë nuk është përmirësuar apo ndryshuar për mirë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar serbet te cilët gjenden ne situatën te vështire. Nuk ka të dhëna se këto vendime do të ndryshojnë. Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin me para, përkatësisht pagesën e pagave dhe pensioneve për popullin tonë në Kosovë”,  tha Vuçiç.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu Vuçiç theksoi se Serbisë  po i kërkohet edhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe heqja dorë nga Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.

“Perëndimi dëshiron kthimin e regjimit të vjetër ‘kukull’ në Serbi që do të jetë më i lehtë  për tu menaxhuar. Kështu ata do ta njihnin Kosovën, vendosnin sanksione ndaj Rusisë dhe do të ishin kundër lidhjeve ekonomike me Kinën”,  deklaroi ai.

Presidenti serb ka bërë me dije se është gati për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Beograd. Ai i ka bërë thirrje që të zbatohen menjëherë rekomandimet e Odihr në raportin e publikuar për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar në Serbi. Menjëherë pas tyre opozita nisi protestat masive duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *