Subscribe

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dha detaje lidhur me diskutimin mes tyre. Ai nënvizoi se pjesë e bisedës ishte edhe çështja e dinarit, teksa e konsideroi si diskutim konstruktiv.

 “Takimi ishte konstruktiv, sikurse ishte në Bruksel. Kemi pasë disa pyetje për hapat që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Kjo vizitë ishte pjesë e takimeve të rregullta që kemi pasë në takimet e shefave të delegacioneve të të dyja vendeve”, ka thënë Lajçak.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai theksoi se palët duhet të analizojnë të gjitha elementët, në mënyrë që vendimi i qeverisë së Kosovës për dinarin të mos ndikojë negativisht tek qytetarët.

“Do t’i analizojmë përgjigjet për këtë çështje. Është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që njerëzit të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e valutës”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *