Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia nuk ka kundër vetëm shqiptarët por edhe fuqitë e mëdha.

 

Në një intervistë të dhënë TV “Happy”, Vuçiç duke u ndalur tek votimi në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it për anëtarësimin e Kosovës, theksoi se vendimi nuk do të jetë i mirë për Serbinë.

 

Vuçiç tha se Serbia ka bërë gjithçka për të penguar anëtarësimin e Kosovës, por tashmë është në dorën e vendeve të tjera për të vendosur.

 

“Nuk jam optimist për nga natyra, por shpresoj në fitoren tonë. Nuk mund të jem joserioz, sikurse ata që kishin pritur vendim pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që morën një vendim negativ (për Serbinë). Nuk mund të them se vendimi do të jetë i mirë për neve, por shpresoj në një vendim dhe fitore të Serbisë. Ne kemi bërë gjithçka që ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës. Nuk i kemi pasur shqiptarët kundër nesh, por fuqitë më të mëdha botërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *