Subscribe

Dhuna në familje vijon të mbetet një problem, pasi në disa raste ka shënuar edhe viktima. Rastet e këtyre krimeve kanë shënuar rritje në qytetin e Korçës gjatë këtij viti.

 

Vetëm në 6 mujorin e parë janë regjistruar 84 kërkesa për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

 

Ndonëse vitet e mëparshme rreth 60% e kërkesave për urdhër mbrojtjeje në gjykatën e Korçës tërhiqeshin ose pushoheshin nga gjykata, në ketë gjashtë mujor janë tërhequr vetëm 12 kërkesa.

 

Sipas kancelarit, dhuna në familje vjen për shkaqe të ndryshme, ndërkohë qe bie ne sy se ka patur kërkesa për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm edhe nga ana e burrave.

 

Pak muaj më parë ligji për Dhunën në Familje, pësoi ndryshime, duke bërë të mundur marrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes edhe nga personat të cilit ishin në një lidhje afektive, çka nuk ishte e parashikuar në ligj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *