E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, rifillon tregtimi i mishit

Lejohet në Korçë lëvizja dhe tregtimi i bagëtive të imëta, pas një bllokimi prej më shumë se gjashtë javësh si shkak i shfaqjes së sëmundjes Dermatoza Nodulare. Që nga shfaqja e Dermatozes Nodulare gjashtë jave më parë është lejuar të tregtohet vetëm mishi i derrit, ndërsa koordinatori veterinar Petrika Saro sqaron se rreziku është ende i pranishëm. Bazuar ne urdhrin e Ministrit të Bujqësisë, të imtat mund të transportohen nga fermat vetëm në drejtim të thertoreve dhe vetëm brenda qarkut, ndërsa kafshët duhet të jenë të shoqëruara me certifikata veterinare me destinacion thertoreje të përcaktuar.

Më shumë video

Reklamë