Subscribe

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi nisjen e hetimit në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore.

 

Vendimi është nxitur nga abuzimet që janë konstatuar në treg lidhur me çmimet e rritura të disa produkteve, si  maska, dezinfektues, alkool, doreza e etj.

 

Hetimi do të përfshijë një periudhë kohore nga një janari deri në 31 maj. Sipas autoritetit, nga një vëzhgim paraprak tregu ka mungesa të këtyre materiale si dhe çmime të pajustifikuara, ndaj hetimi do të evidentojë situatën reale, duke nisur nga importuesi, depot farmaceutike e deri tek shitjet me pakicë.

 

Paralelisht me nisjen e hetimit, Konkurrenca ka vendosur  marrjen e disa masave të përkohshme, duke i kërkuar kompanive të tregut të ndalojnë aplikimin e çmimeve abuzuese, si dhe të jenë transparente për përcaktimin e tyre.

 

Sipas autoritetit çmimet duhet të jenë të orientuara drejt kostos. Në rast mos zbatimi të këtyre masave të përkohshme, autoreti paralajmëron kompanitë se do të gjobiten me 10 % të xhiros së vitit së vitit të kaluar. Hetimi pritet ë zgjasë dy muaj dhe më pas pritet të merren vendimet përkatëse.

 

Nisma e autoriteti vjen edhe pas paralajmërimit që kryeministri bëri për të gjithë ata tregtarë, që shfrytëzojnë situatën e krijuar nga pandemia, duke rritur fitimet e tyre në mënyrë abuzive, në kurriz të konsumatorëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *