Subscribe

Shkon në 750 numri i të sëmurëve me COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, sipas drejtores së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, janë shtuar edhe 14 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.  Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.”

Krahasuar me të hënën, ka një rritje të lehtë të rasteve. Një ditë më parë u konfirmuan 10 të infektuar, ndërsa në Krujë nuk pati asnjë rast të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *