Subscribe

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ndër të tjera foli edhe për konfigurimin e opozitës. Sipas tij ka dy grupime. Idrizi thotë se është Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e pastaj është grupimi me 5 forcat politike të cilat thotë se janë bashkë, duke iu referuar këtu udhëheqësve si z.dule, Mediu, Ndoka, Shehi e Duka.

Alban Dudushi: Ndërkohë, ju thoni që jeni shumë afër me z.Basha për të arritur marrëveshje dhe natyrisht keni dhe një marrëveshje paraprake të firmosur që ju na e treguat këtë në studio, por kujtoj që ka një vështirësi. Z.Basha duhet të luajë shumë me ekuilibra, sepse nga njëra anë jeni juve me vokacionin e fortë për Çamërinë, për çështjen çame, për ta shtyrë përpara këtë histori dhe nga ana tjetër ka një aleat si puna z.Dule i cili është i kundërt me ju në këtë pikë…

Shpëtim Idrizi: Kjo mund të jetë një vështirësi për z.Basha, por nuk është për ne, në kuptimin që, në qoftë se do të jeni të vëmendshëm dhe do ta shihni konfigurimin e opozitës së bashkuar, është LSI, është PDIU dhe është dhe një grupim 5 partishë bashkë, janë këta të pestë. Pra, janë këta të pestë bashkë, z.Dule, Mediu, Ndoka, Shehi, Duka. Është PDIU, e cila ka marrë vendim për të bërë një aleancë me PD-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *