Subscribe

Zyrtarisht nga 1 prilli paga minimale do të jetë 40 mijë lekë, me një rritje 17 %, nga e cila do të përfitojnë 290 mijë punonjës, që trajtohen me këtë nivel page.

 

Kontributi për efekt sigurimesh, që do të kompensohet nga shteti, për punonjës në një muaj do të jetë 1674 lekë dhe bizneset do të duhet të aplikojnë çdo datë 20 në portalin E-Albania, për të përfituar këtë shumë për 12 muaj rresht.

 

 

“Janë 290 mijë punonjës që paguhen me këtë nivel page të cilët do të jenë dhe përfituesit e këtij vendimi. Bizneset do të duhet të aplikojnë çdo datë 20 të muajit pasardhës. Do të nevojiten disa ditë kohë për të bërë verifikimin e listëpagesës së punonjësve të deklaruar, për të marrë biznesi kompensimin e nevojshmë. Vendimi parashikon kompensim të plotë të shumës”,- u shpreh për Vizion Plus, Olta Manjani zv/ministre e Financave.

 

 

Jo të gjithë sektorët e ekonomisë do të përfitojnë nga kompensimi i shtetit. Bëhet fjalë për disa sektorë, që kanë një numër të lartë punëtorësh.

 

“Përfitues do të jetë sektori përpunues, ai i bujqësisë, i peshkimit. Në total janë 30 mijë puntorë që punojnë në sektorin privat që do të jenë objekt i kompensimit nga shteti i kësaj rritje, për 12 muaj rresht. Efekti i kompensimit do të zgjasë deri në Mars të vitit 2024-“,  u shpreh Olta Manjani.

 

Rritja e pagës minimale rrjedhimisht rrit pagesën e kontributeve të pagës maksimale, ku shumë individë do të duhet të paguajnë më shumë nga të ardhurat e tyre mujore për efekt sigurimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *