Subscribe

Pak dite me pare Lulzim Basha e Monika Kryemadhi mblodhën ne një salle te gjithë deputetet e forcave politike opozitare duke përcjellë një mesazh bashkimi kundër qeverise se kryeministrit Edi Rama.

 

Por përtej koordinimit ne aktivitetin e përditshëm politik, PD e LSI deri me tani kane shmangur komentet ne raport me strategjinë për zgjedhjet lokale qe mbahen pas një viti. Dy kryetaret e grupeve parlamentare PD e LSI theksojnë se është herët për te folur rreth kësaj çështje edhe pse si Edmond Spaho ashtu dhe Petrit Vasili nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes ne një koalicion ne garën për 61 bashkitë.

 

“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje, ne parim jemi te hapur për te bashkëpunuar me te gjithë spektrin opozitar”.

 

“Shqipëria po përballet me një rrezik te madh. Pa u ndërgjegjësuar për një çështje te tille te gjitha koalicionet qofshin edhe me ndonjë fitore këtu, atje, apo çdo lloj fitore do te ishte e pavlere përballë një Shqipërie qe rrënohet e shkatërrohet”.

 

Sipas Spahos te gjitha partitë opozitare do te fokusohen drejt një aksioni te përbashkët qe nis nga parlamenti e shkon deri tek Këshillat Bashkiakë.

 

“Si opozite do te koordinojmë me mire se sa deri me sot edhe ne kuvendin e Shqipërisë, bashkëpunim ka pasur edhe deri me tani, por do te jete ne mënyrë me te strukturuar. Sikurse do te rritet bashkëpunimi edhe ne Këshillat Bashkiake, madje edhe midis strukturave partiake ne nivel vendor”.

 

Çështje kryesore tek te cilat do te fokusohet ky bashkëpunim janë problematikat me te mprehta me te cilat përballet vendi.

 

 “Qëndrimi ndaj krimit te organizuar dhe trafikut te drogës, i cili po behet shkatërrues i ekonomisë por edhe i imazhit te vendit, se dyti nëpërmjet komisionit te reformës zgjedhore për te rivendosur institucionin e votës se lire dhe se treti për te ndalur politikat shkatërrimtare ekonomike siç janë koncesionet”.

 

Pjese e aksionit opozitar do te jene edhe protestat, por te dy partitë kane vendosur qe përkohësisht te mos zhvillojnë asnjë te tille përsa kohe qe vendi pret te hape negociatat për anëtarësim, për te mos dëmtuar procesin e integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *